UEFA ka konfirmuar se Shqipëria vazhdon të mbetet pjesë e Ligës C. Shqipëria bëri pjesë në grupin prej tre skuadrave, bashkë me Skocinë dhe Izraelin, transmeton Periskopi. ‘Kuqezinjët’ e përfunduan aventurën e tyre me vetëm një fitore dhe tre humbje, ku shënuan një gol dhe pësuan tetë sosh.
Megjithatë, Shqipëria do vazhdoj të garojë në Ligën C, pasi përveç tre skuadrave si Estonia, Slovenia dhe Lituania, të cilat përfunduan në pozitat e katërta, i bashkohet edhe Qipro, që ka renditjen më të dobët nga skuadrat që renditen në vendin e tretë.
Ndërsa më poshtë keni edhe konfirmimin nga UEFA.