Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, ka parashtruar një kërkesë me rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë debatit për dhunën seksuale në konflikte.
Kadare ka kërkuar nga Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që në raportin e tij të ardhshëm ta përfshijë edhe Kosovën, sepse sipas saj, “Kosova ende është duke e vuajtur trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale që është përdorur si taktikë dhe armë e luftës, me 20.000 të mbijetuara që ballafaqohen me stigmë dhe diskriminim. Përfshirja do ta theksonte përvojën e vlefshme të Kosovën në përkrahjen e tyre”, transmeton Koha.mk
Kadare ka theksuar se “ndalja e padënueshmërisë duhet të jetë prioritet”, duke e potencuar domosdoshmërinë për “zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës”, njofton Klan Kosova.
“Vendet anëtare të OKB-së duhet ta zhvendosin stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit”.