Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) për shumë vite i ka marrë lojtarë Kosovës për përfaqësuesen A dhe grup-moshat. Por, ky avaz po vazhdon edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) tashmë është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s, shkruan Express. Sipas mediave daneze, seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Shqipërisë, Alban Bushi ka bindur mbrojtësin kosovar, Bardhec Bytyqi, t’u bashkohet kuqezinjve. Bytyqi, i cili është me nënshtetësi daneze, është pjesë e skuadrës nga Danimarka, Alborgun. 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova do të jetë pjesë e kuqezinjve gjatë grumbullimit në datat 18 deri më 25 janar.