Shqipëria i është hakmarrë Izraelit në kualifikimet për Kupën e Botës, Kombëtare të cilën e mposhti në udhëtim me rezultat 0:3 Shqipëria ka shënuar fitore të thellë ndaj Izraelit në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat të pastër 0:3. Kjo fitore ishte identike, sikurse ajo e Izraelit e zhvilluar muaj më parë në Shqipëri. Golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan Sadiku (22, 44) dhe Ledian Memushaj (71).
Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e tretë me 9 pikë, aq sa ka edhe Izraeli në vendin e katërt të Grupit G. Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Spanja mposhti në udhëtim Spanjën 1:2, ndërsa Italia fitoi me rezultat të thellë 5:0 Lihtenshtajnin. Vendin e parë e ndajnë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë, Maqedonia ka vetëm 3 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lihtenshtajni është në vendin e fundit me zero pikë.