Shqipëria i del në ndihmë Kosovës, kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH).

Pra, reduktimet janë ndalur që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. “Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivit dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”.

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Ministria e Ekonomisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. “Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, thuhet në fund.