Shqipëria humbet tre pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë kanë rrëshqitur nga vendi i 57-të në të 60-in pas dy ndeshjeve të fundit të zhvilluara këtë muaj. Në fakt, pritej një rënie e Shqipërisë pas humbjes 2-0 me Izraelin në Beer Sheva në Nations League, takim që u luajt vetëm pak ditë pas barazimit 0-0 me Jordaninë në miqësore.
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova fitoi një pozicion, duke u renditur për këtë muaj në vendin e 137-të. Në dy takimet e fundit “Dardanët” fituan 3-1 me Maltën si dhe barazuan 1-1 në transfertë me Ishujt Faroe.
Ndërkohë, Maqedonia pas fitores ndaj Lihtenshtajnit dhe disfatës nga Armenia ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë t# 68-të.
Sa i përket top-10, kemi një ndryshim në krye, ku Belgjika ka zhvendosur Francën në vendin e dytë. Edhe Anglia ka këmbyer pozicionet me Uruguain, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pandryshuar.