Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka thënë se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin e Strugës në Maqedoninë e Veriut.
“Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë”, shkruan mes tjerash Cakaj në Facebook.
“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”, shkruan ai.