Shkup, 28 gusht – Në Samitin e fundit mes kryeministrave të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Durrës këtë fundjave, sërish vëmendje e posaçme dhe seriozitet iu kushtua formimit të një tregu të përbashkët ekonomik midis vendeve të rajonit, shkruan gazeta KOHA. Por, shtrohet sa janë të gatshme këto gjashtë shtete, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, t’i heqin të gjitha barrierat doganore dhe burokratike dhe të krijojnë një treg të përbashkët. Biznesmenët e Maqedonisë dhe Kosovës, por edhe ekspertët ekonomik, nuk janë edhe aq optimist se tregu i përbashkët rajonal ekonomik do t’i vendosë në pozitë të barabartë të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, me vetë faktin se marrëveshja e arritur në Durrës më tepër është politike se sa ekonomike. Si pengesë më e madhe që të funksionon ky treg i përbashkët, sipas… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)