Autoritetet shqiptare e përshëndetën nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, duke e vlerësuar si akt të garancës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Duke e përshëndetur nënshkrimin e Protokollit, presidenti Ilir Meta u dërgoi urim politikanëve dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore.
“Urime për liderët politik vizionarë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore për këtë arritje të merituar, që e promovon suksesin e mëtutjeshëm të vendit, e rritë sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe e përforcon Aleancën e vlerave të përbashkëta transatlantike. vendim i detyrueshëm në kohë të vërtetë”, vlerëson Meta.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lajmin e vlerësoi si të shkëlqyeshëm.
“Urime për qytetarët e Maqedonisë Veriore për këtë arritje të merituar. Aleanca i hapi dyert e veta për ta pritur anëtaren e vet të 30-të në familjen më të madhe politiko-ushtarake. Porosi e fuqishme strategjike për fqinjët tanë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prej sot, rajon fitoi më shumë siguri, stabilitet dhe paqe”, tha Xhaçka.
Të gjitha mediumet shqiptare e transmetojnë lajmin për nënshkrimin e Protokollit, me atë rast duke cekur posaçërisht se Shqipëria është vendi i cili sot e para e nënshkroi këtë dokument.