Shqipëria e ka mposhtur më rezultat 1-0, Izraelin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Taulant Xhaka në minutën e 56’të te takimit. Shqipëria bëri një lojë të mirë sonte në Elbasan Arena Shqipëria ka luajtur një ndeshje të mençur dhe e ka kontrolluar gjithë atë që nga fillimi deri në fund të saj, edhe pse disa herë Izraeli ishte afër për të shënuar por Strakosha kishte meritën e tij kryesore që ata nuk pësuan gol. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, më Izrealin që pati disa mundësi shënimi por që nuk arriti që të kaloi në epërsi. Ishte portieri i Lazios, Strakosha ai i cili arriti që të mbante portën të paprekur. Por, këtu nuk bën që të harrojmë as Shqipërinë ku Guri disa herë u gjet në pozitë të mirë për të shënuar gol.
Në pjesën e dytë Shqipëria e mori në kontroll lojën. Kjo tregon se pas 11 minutave lojë të pjesës së dytë, Taulant Xhaka lëshon një predhë me këmbën e majtë, duke kaluar Kuqezinjtë në epërsi. Izraeli tentoi të kthehet në lojë dhe bën përsëri disa sulme në drejtim të portës se Strakoshës, por mbrojtja shqiptare ishte shumë e vëmendshme. Së Shqipëria ishte shumë më e mirë në pjesën e dytë e tregoi edhe Hyka që pati një mundësi ideale për të shënuar në minutën e 75’të, por portieri izraelit ja mohoj golin atij.
Me këtë fitore Shqipëria merr vendin e parë derisa të hënën zhvillon ndeshjen kundër Skocisë. Shqipëria gjendet në Ligën C, në grupin e parë bashkë me Izraelin dhe Skocinë.