Shqipëria vazhdon të ketë ulje të eksportit në Kosovë, e ndërkohë po e rritë atë në Serbi, shkruan Gazeta Metro. Siç bënë të ditur INSTAT, Shqipëria ka rritur dyfishuar eksportin në shtetin fqinj, ndërkaq në Kosovë ato kanë rënë për 23 për qind. Profili i këtyre eksporteve shqiptare, thuhet të ketë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11 muajve të fundit. Siç thotë INSTAT, Shqipëria ka rritur shitjen e peshkut, të perimeve dhe këpucëve në Serbi. Ndryshe nga ç’ndodhë në Kosovë, pasi, siç thuhet, prodhimi i Shqipërisë me Kosovën është i profilit të njëjtë. Ndryshe, tregtia me Serbinë shihet të jetë nxitur këtë vit edhe nga një relaksim i marrëdhënieve mes dy vendeve pas vizitave të shpeshta të kryeministrit Edi Rama me vendin fqinj.