Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në krizën energjetike që po kalon këto ditë, duke i dhënë 7680 megavat orë energji elektrike për festat e Vitit të Ri, si depozitë, pa implikime financiare.
Shqipëria do të ndihmojë Kosovën, që të mos i mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së Vitit të Ri, ka bërë të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili tha se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, theksoi Rama.