Shqipëria do të vendosë mbajtje të obligueshme të maskës mbrojtëse dhe gjoba për mosmbajtje

71

Tiranë, 10 korrik –  Pas trendit të rritur  të rasteve të reja me Kovid-19,  i cili në 24 orëshin e fundit shënoi  numër më të madh deri tani ose 90  dhe mosrespektimi masiv i masës, autoritetet shqiptare mendojnë  për vendosje të gjobave për ata të cilët nuk e respektojnë masën për mbajtje të maskës mbrojtëse.

Njeriu i parë i Shërbimit  për mikrobiologji pranë klinikës universitare në Tiranë, Andi Koraçi, thotë se Komiteti i ekspertëve për ballafaqim me pandeminë tashmë ka propozuar  dhe se  vetëm çështje e thellësisë është kur Qeveria  do ta pranojë  këtë propozim.

“Propozohet mbajtja e maskës mbrojtëse të bëhet e obligueshme, kryesisht në hapësira të mbyllura ose në vende të hapura  ku nuk respektohet  distanca fizike prej dy metra. Në shumë vende  mbajtja e maskës është e obligueshme dhe mosrespektimi  sanksionohet,  që kontribuon në zbutjen e gjendjes”, thotë Koraçi, për Ora njuz.

Sipas kompetentëve, tregjet e qyteteve janë vendet më të rrezikshme   për përhapje të infektimit.

Në 24 orëshin e fundit në Shqipëri janë regjistruar 90 raste të reja  të personave të infektuar me Kovid-19, që është numër më i lartë  deri tani, me çka numri i tërësishëm arrin 3.278 persona,  mes tyre 110 fëmijë. Në listën e  personave të shëruar  janë regjistruar 1.875 ndërsa kanë vdekur  85. Aktivë të sëmundjes janë  1.318. Rritet numri i atyre  të cilët duhet të trajtohen në spital,  për shkak të së cilës mendohet për hapje të spitalit të ri.