Tiranë, 6 dhjetor – Shqipëria do të kryesojë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2020.
“Kërkesa shumëvjeçare e vendit tonë sot mori dritë jeshile. Nga 1 janari i vitit 2019, Shqipëria bëhet pjesë e treshes. Lajmin e bëri të ditur kryesuesja e aktuale e OSBE-së, Italia në Tuiter”, lajmëruan mediet shqiptare.
Vendimin e përshëndeti ambasadori i BE-në në Tiranë, Luixhi Soreca, i cili shfaqi mbështetje për këtë rol të rëndësishëm të cilin Shqipëria e ndërmerr në vitin 2020.
“Ambasada e BE-së në Shqipëri e përshëndet vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesim me OSBE-në. Me padurim presim që ta shfaqim mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe për këtë rol të rëndësishëm”, shkroi euroambasadori Soreca në Tuiter.
Selia e OSBE-së është në Vjenë, në të marrin pjesë 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore.