Tiranë, 25 tetor – Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Kovid-19, të cilëve u duhet trajtim spitalor, Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se plotësisht është i gatshëm spitali i tretë Kovid.
Duke i hedhur poshtë akuzat e opozitës se sistemi shëndetësor është në kolaps, ministrja Orgeta Manastirliu tha se gjendja në dy spitalet Kovid është nën kontroll.
Spitalin nesër do ta vizitojë kryeministri edi Rama, që sipas mediave do të nënkuptojë funksionimin e tij.
Përndryshe, në 24 orët e fundit nga 1.315 testimet e bëra rezultat pozitiv është marrë te 299, që është 23 për qind nga të testuarit, me çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve është ngjitur në 19.157.
Paraprakisht, presidenti Ilir Meta kërkoi urgjentisht rritje të numrit të testeve në ditë, pas të dhënave të prezantuar nga OBSH-ja se në vendin e tij bëhen më pak testime në botë në krahasim me numrin e banorëve.