Shqipëria dhe Maqedonia, më të pasigurtat në rajon

Sipas klasifikimit të revistës amerikane “Global finance” Shqipëria radhitet në vendin e 69-të në fushën e sigurisë ndër gjithsej 128 shtete. Midis vendeve të Ballkanit, Shqipëria është më i pasigurti, kurse më i sigurti është Sllovenia që renditet i 12-ti, shkruan gazeta KOHA.

Të parat janë Islanda dhe Zvicra, ndërsa të fundit Jemeni dhe Filipinet. Klasifikimi u realizua sipas tre treguesve – luftë dhe paqe, sigurim personal dhe fatkeqësi natyrore.

Në po këtë klasifikim Botsvana është në vendin e 41-të, ndërsa SHBA-ja radhitet në vendin e 65-të, kurse Japonia është e 43-ta. Nga Ballkani kryeson Sllovenia – 12-ta, Kroacia – 22-ta, Rumania – 33-ta, Bullgaria – 42-ta, Bosnjë e Hercegovina – 56-ta, Greqia – 57-ta, Serbia – 58-ta, Maqedonia – 59-ta. (koha.mk)