Shkup, 15 shkurt – FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të kombëtareve. Për shkurtin, kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panuçit kanë ngjitur një vend në krahasim me pozicionin e muajit të kaluar, edhe pse nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje zyrtare në këtë kohë. Më konkretisht, Shqipëria renditet në vendin e 59-të, me 553 pikë në total. Nga ana tjetër, edhe Kosova ka fituar një pozicion dhe tashmë ngjitet në vendin e 177-të në renditjen e përgjithshme, me 97 pikë.
Derisa, përfaqësuesja e Maqedonisë ka pësuar rrënje prej një pozite dhe tani gjendet në pozitën e 74. Ndërkohë, dhjetëshja e parë përbëhet nga Gjermania si liderë, ndërsa atë e ndjekin, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Çile.