Tiranë, 20 nëntor – Shqipëria dhe Greqia do të lidhen me linjë hekurudhore përmes ndërtimit të hekurudhës nga Follorina përmes Kastorias deri në Pogradec.
Projekti do të financohet nga “Intereg – IPA CBS Greqi -Shqipëri”.
Në takimin e mbajtur në Kostur dedikuar lidhjes hekurudhore ndërmjet të dy vendeve, është theksuar se projekti do të jetë pjesë e rrjetit transevropian.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Transportit, Tanos Bourdas, e kishte theksuar rëndësinë e madhe të projektit, jo vetëm për Shqipërinë, Greqinë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për gjithë Evropën.
Linja e re Follorina-Kastoria-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore.
Shqipëria planifikon që me linjën hekurudhore të lidhet edhe me Kosovën dhe me Maqedoninë.