Tiranë, 21 shkurt – Në Shqipëri vazhdon vaksinimi kundër Kovid-19, me të cilin deri më tani janë përfshirë rreth pesë mijë punonjës shëndetësorë, dhe persona nga shtëpitë e pleqve.
Siç paraprakisht njoftoi kryeministri Edi Rama, sot filloi imunizimi i personave të njohur nga kultura dhe jeta politike, më të vjetër se 80 vjeç, mes të cilëve edhe ish presidentit, Alfred Moisiu aktoret e njohura Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti dhe regjisori, Dimitar Anagnosti.
Në stadiumin “Air Albania” ku bëhet vaksinimi në Tiranë, ishin edhe kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Rama në pyetje të gazetarëve u përgjigj edhe për akuzat e opozitës dhe presidentit, Ilir Meta, pse po bëhet ndarje, ndërsa nuk po fillohet me vaksinimin e gjithë popullatës më të moshuar.
“Pa nevojë e shprehën zemërimin e tyre kundër meje dhe qeverisë. Nuk është e denjë të ngrihet e gjithë kjo stuhi, sepse këta njerëz i kanë dhënë vlerë shoqërisë sonë. Bëhet fjalë për disa dhjetëra njerëz, të cilët në peshën e vaksinave që do të bëhen, janë vetëm disa pika uji në det”, tha Rama.
Paralajmëroi se së shpejti me arritjen e sasisë së re të vaksinave, do të fillojë vaksinimi i tërë popullatës së moshuar.
Në ndërkohë në Shqipëri vazhdojnë numrat e lartë ditorë të të infektuarve të rinj me Kovid-19. Dje u regjistrua një rekord i ri negativ prej 1.153 të infektuarve të rinj, në listën e të shëruarve janë futur 928, ndërsa kanë vdekur 17 pacientë, prej të cilëve 48 deri në moshën 83 vjeçare.