Shqipëri-Uells, ora 20:00, “Elbasan Arena” do të mbyllë vitin kuqezi. Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka vendosur që, në sajë edhe të mungesave që kemi, të hedhë në fushë një formacion të përshtatshëm, ndërsa ndryshimi i vetëm vjen nga mesfusha, ku Andi Lila ka fituar balotazhin me Ergys Kaçen, që zbriti në fushë nga minuta e parë ndaj Skocisë.
Në mbrojtje kthehet Hysaj në të djathtë, ndërsa në të majtë Veseli merr vendin e Binakut. Në qendër, Mavraj dhe Ismajli. Sërish në stol Strakosha, me Berishën titullar.