Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte rreth orës 20:27 minuta në jug të vendit.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në qytetin e Gjirokastrës dhe Himarës.
Epiqendra e lëkundjeve të tërmetit ka qenë Himara me thellësi prej 10 km, transmeton Klan Kosova.
Tërmeti është pasuar nga lëkundje të tjera më të vogla, shkruan Tv Klan.