Këto ditë kemi parë shumë fustanella në Tiranë por edhe Shkodër. Kudo tifozë skocezë, disa duke luajtur me top në sheshin Skënderbe, ndërsa të tjerë duke konsumuar birrë në lokale të ndryshme. Me veshjen e tyre karakteristike, tifozët skocezë që kanë udhëtuar nga Britania sigurisht që i kanë dhënë një pamje më të bukur vendit tonë.
Një mesazh fair play, sidomos duke ditur se tifogrupi i tyre, Tartan Army, ka dhuruar edhe një çek prej 5 mijë stërlinash për fëmijët me sindromën daën. Jo vetëm kaq, por mesazhi i paqes dhe fair play, që do të spostohet në Loro Boriçi të Shkodrës ditën e shtunë, vjen edhe nga qendra stërvitore e kombëtares, në Kamzë.
Aty ku Tifozat Kuq e Zi dhe Tartan Army, dy tifogrupet përkatëse të Shqipërisë dhe Skocisë, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore. Batuta, humor dhe një vëllazërore e vërtetë. Pamje vërtet të bukura për këdo.