Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej shtatë ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension, njofton Top-Channel përcjell Koha.mk
MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.