Tiranë, 7 korrik – Largimi masiv i qytetarëve shqiptarë nga vendi është shoqëruar jo vetëm me uljen e fuqisë punëtore, por, prej kohë më parë dhe me një “trend” i cili tashmë ka hyrë në fokus të debateve.
Bëhet fjalë për djegie të pasaportës shqiptare, sapo të largohen nga atdheu, që sipas mediumeve, është pasojë e zhgënjimit të madh për shkak të gjendjes pa perspektivë në vend.
Nuk dihet se cili e ka nisur i pari, por publikimi i fotografive në rrjetet sociale po e shndërron këtë mënyrë protestimi në një lloj manie.
Mediuemt e transmetojnë reagimin e aktivistit të njohur, Genc Sejko, i cili konsideron se “mund të ndjehet urrejtje ndaj politikës por jo edhe ndaj atdheut”.
“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste. Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urren politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.