Kombëtarja e Shqipërisë e ka humbur testin e saj miqësor që ka zhvilluar përpara pak kohësh, duke u mundur me rezultatin 0-1 nga Norvegjia. Kjo nuk e ka kënaqur aspak Panuçin dhe tifozët shqiptarë, të cilët prisnin më tepër nga ky grup i Kombëtares. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Procesi Sportiv”, kombëtarja shqiptare mund të rikthehet sërish në fushën e lojës në muajin maj, për të luajtur kundër Kosovës.
Tashmë dy Federatat janë duke punuar për të përfunduar këtë marrëveshje, në një ndeshje që pritet të zhvillohet në Zvicër. Një takim mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvilluar edhe në vitin 2015 teksa përfundonte me rezultatin 2-2, vetëm se tashmë ka disa ndryshime. Nëse gjithçka do të përfundonte me sukses dhe ky takim do të realizohej, atëherë kjo ndeshje nuk do të ishte aq “vëllazërore” si në rastin e ndeshjes së parë. Kjo pasi këtë herë, përfaqësuesja e Kosovës vjen me një stad të ri, teksa konkurron edhe në arenën ndërkombëtare.