Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Borici”. Lajmi i përhapur se fusha e stadiumit të Shkodrës nuk është gati për ndeshjen e 12 nëntorit është hedhur poshtë nga ana e drejtorit te terreneve sportive në FSHF, Pal Dajci i cili ka konfirmuar se pas punimeve të kryera fusha është në gjendje optimale.
Fusha është në gjendje optimale dhe mund të luhet futboll që nesër, por gjithsesi Vllaznia duhet ta na presë dhe pak pasi do ishte më mirë që impianti të rihapet për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin. Është punuar shumë që gjithcka të jetë gati për ndeshjen e kombëtares dhe dua të falenderoj me këtë rast dhe puënotët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.
Një problem i përhershëm në Shkodër është dhe shiu ndaj dhe përgjegjësit e impiantit janë përpjekur të paraprijnë dhe problemet që mund të lindin në fushë nga reshjet e dendura, sic ka ndodhur në dy sfidat e fundit të kombëtares me Maqedoninë dhe Spanjën.
“Një ditë më parë pati shumë reshje në Shkodër dhe pavarësisht se pista ishte e mbuluar me ujë, fusha ishte në gjendje shumë të mirë dhe nuk mbante fare ujë pasi tapeti i ri është i vendosur në mënyrë të tillë që të filtrojë ujin që mund të akumolohet mbi të dhe është bërë posacërisht për të përballur dhe reshje të dendura.”
Por ok përfundimtar gjithsesi duhet ta japë Uefa që do të inspektojë punimet në fillim të javës së ardhshme.
“Zyrtarët e Uefa-s do të testojnë fushën gjatë javës së ardhshme por besoj se nuk do të jetë një problem pasi deri tani gjithcka duket në një gjendje të shkëlqyer dhe ato probleme që ishin konstatuar janë zgjidhur tashmë.”
Me pak fjalë për Dajcin nuk ka asnjë dyshim se ku do të luhet sfida e radhës e kuqezinjve.
Më 12 nëntor, Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Borici”. (supersport.al)