Tiranë, 12 shkurt – Komisioni për politikë të jashtme të Parlamentit të Shqipërisë sot njëzëri e ka mbështetur Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
“Në një atmosferë të gjerë koncensuale, anëtarët e shumicë parlamentare dhe të opozitës dhanë dritë të gjelbër për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fqinje dhe miqësore në NATO”, theksojnë mediat shqiptare.
Dje edhe komisioni ligjdhënës parlamentar shqiptar në mënyrë unanime e mbështeti Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Pas mbështetjes nga ana e të dyja komisioneve parlamentare, të enjten )14 shkurt” në seancën e shtëpisë ligjdhënëse është paralajmëruar që Protokolli të ratifikohet, me çfarë Shqipëria do të jetë mes vendeve të para që e ka bërë këtë.
Në seancë, sipas agjencisë Ballkan ueb do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. (koha.mk)