Agjentët e policisë kufitare të Shqipërisë në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për terrorizëm. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale të Shqipërisë, sipas të cilave i arrestuari është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare, shkruajnë mediat. Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri.