Shpresë për autizmin

6

Shkencëtarët kanë zbuluar një gen të vdekur që prek shumicën e pacientëve me autizëm. Një studim spanjoll zbuloi se ky gen, i njohur si CPEB4, kontrollon shprehjen e rreth 200 geneve të tjera, që kanë qenë më parë të lidhur me gjendjen.

Studiuesit besojnë se CPEB4 mund të ndikohet nga “faktorë të mjedisit”, të cilët ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e çrregullimit të spektrit.

Në zbulimet e mëparshme thuhet se fëmijët mund të jenë në një rrezik më të madh për të qenë autikë nëse nënat e tyre gjatë shtatzënisë janë ekspozuar ndaj kimikateve të caktuara apo kanë luftuar një infeksion. Disa ilaçe të epilepsisë dhe mungesa e oksigjenit në lindje janë po ashtu të lidhura me autizmin.

Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi i tyre të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja dhe metodave të diagnostikimit të autizmit.

Më shumë se 695.000 njerëz në Britaninë e Madhe mendohet të jenë autikë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ky çrregullim prek 1 në 59 fëmijë.

Comments are closed.