Shkup, 23 mars – Pos përfaqësueses A të Maqedonisë, sot (e premte) ndeshjen e tyre do ta zhvillojnë edhe shpresat e Maqedonisë deri 21 vjeç. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” djemtë e seleksionuesit Bllagoja Milevski në kuar të kualifikimeve do të përballen me përfaqësuesen e Rusisë. Maqedonia deri më tani ka vetëm një fitore, ndërsa Rusia në këto kualifikime ka tre fitore, një barazim dhe një disfatë. “Jemi përgatitur maksimalisht dhe tërë javën kemi stërvitur për ndeshjen me Rusinë dhe pastaj me ndeshjen me Austrinë. Mirëpo tani jemi fiksuar në përballjen me Rusinë dhe besojmë në rezultat pozitiv që të fitojmë këtë ndeshje. I kemi analizuar të gjithë pikët e dobëta të Rusisë dhe besojmë se gjithçka do të shkoje në rregull dhe pikat e tyre të dobëta, do t’i shfrytëzojmë“, tha për Alsat M, Nehar Sadiki.