“Shpresa” arabe drejt Marsit

73

Janë bërë përgatitjet, para se Emiratet e Bashkuara Arabe të lansojnë fluturaken e parë drejt Marsit.

Raketa H-2A, që po bart anijen kozmike me emrin “Shpresa”, do të lansohet më 14 korrik në orët e hershme të mëngjesit, sipas kohës lokale, nga qendra e hapësirës Tanegashima, në prefekturën japoneze, Kagoshima.

Misioni drejt Marsit i Emirateve të Bashkuara Arabe ishte projektuar qysh më 2014, me emrin “Al Amal” apo “Shpresa”.

Misioni provues pa asnjë astronaut pritet të mbërrijë në orbitën e Planetit të Kuq pas rreth shtatë muajsh, dikur në fillim të vitit 2021, në kohën kur edhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të shënojnë pesëdhjetëvjetorin e shtetësisë.