Shkup, 18 prill – Një familje katër anëtarëshe në mars i janë nevojitur minimum 32,852 denarë që t’i përmbushë nevojat kryesore, njofton Koha.
Sipas shportës minimale që e përpiloi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, më tepër para ose 13.798 denarë i nevojiten për ushqim, ndërsa për shpenzime komunale dhe pajisje shtëpiake i nevojiten që të veçojë minimum 10.414 denarë. Për higjienë personale deh për higjienë në shtëpi një familje i nevojiten minimum 2.324 denarë, ndërsa për transport 2,154 denarë. Për veshje dhe këpucë i nevojiten 2.154 denarë, ndërsa për aktivitete kulturore 1.070 denarë. (koha.mk)