Shporta minimale në shkurt 32.382 denarë

19

Shkup, 23 mars – Një familjeje katër anëtarëshe në Maqedoni në shkurt i është nevojitur 32.383 denarë për nevojat kryesore mujore, tregojnë të dhënat e Shportës minimale sindikale.

Vlera e saj është rritur në krahasim me janarin kur ishte 32.354 denarë.

Më shumë para apo 13.395 denarë në shkurt kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe lëngje, ndërsa 10.476 denarë për shpenzime komunale dhe orendi shtëpiake. Për higjienë personale janë ndarë 927 denarë, ndërsa për higjienë në shtëpi 1.364 denarë.

Për transport një familje katër anëtarëshe ka shpenzuar 2.349 denarë, ndërsa për këpucë 2.122 denarë. Më pak para janë ndarë për aktivitete kulturore dhe për shëndet.

Comments are closed.