Shpikje revolucionare për personat që vuajnë nga diabeti

Shpikja më e re do t’u japë fund injektimeve të dhimbshme të insulinës dhe shpimeve të gishtërinjve tek personat që vuajnë nga diabeti. Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje elektronike që vendoset rreth kyçit të dorës dhe mat nivelin e sheqerit në gjak. Pajisja përmban edhe disa gjilpëra të vogla, të cilat injektojnë metforminën nëse niveli i gjakut është tepër i lartë. Kjo pajisje e bërë me grafenë, një material super i hollë dhe i fortë, ka matur deri tani me saktësi nivelin e sheqerit në gjak tek dy persona. Ajo është testuar gjithashtu tek minjtë diabetikë, ku injektoi mjaftueshëm metforminë për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll. Ilaçi metformim është marrë si pilulë nga shumë njerëz që vuajnë nga diabeti i tipit 2, duke çuar kështu në shtimin në peshë. Kjo pajisje e re do të zëvendësojë gjithashtu injeksionet e insulinës, të cilat janë përdorur për të trajtuar diabetin. Pajisja, e krijuar nga Instituti i Shkencave Bazike në Korenë e Jugut, është ende një prototip.