Në fushën e sportit, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për uniformat e futbollistëve, inovacionet dhe eksperimentet tashmë janë rendi i ditës. Në të vërtetë, nuk kalon asnjë javë, pa dikë që përpiqet të bëjë diçka të re, diçka që nuk është parë më parë, apo edhe vetëm për të ndryshuar rregullat e lojës, për të parë se çfarë ndodh, përcjell Periskopi/
Një mënyrë për të theksuar rëndësinë e angazhimit gjatë ndeshjes? Një “mashtrim” për t’i bërë lojtarët të vrapojnë më shpejt? Apo thjesht një ide për t’i bërë njerëzit të flasin? Presim t’i shohim zhvillimet e ditëve të ardhshme, nëse kjo do të realizohet, dhe nëse vërtet ekipi Brazilian do të luajë me këtë uniformë, që do të ishte me të vërtetë një risi e bukur në fushën e sportit.