Rreth 2.5 milionë njerëz në vendet perëndimore janë plagosur dhe mund të kenë pasur gjakderdhje të rëndë duke vendosur në rrezik jetën e tyre e madje shpesh kanë vdekur gjatë rrugës për në spitalin më të afërt. Por profesori i kirurgjisë në Universitetin e Shkencave në Oregon SHBA, ka thënë se njerëzit kanë gjithmonë e më shumë nevojë për gjak dhe kjo duke bërë që shkencëtarët të krijojnë mundësi të reja për të reduktuar numrin e vdekjeve nga gjakderdhja.
Plazma e ngrirë e gjakut është lënda që nevojitet për të rimbursuar gjakun e humbur në trup nga plagët e ndryshme, ndaj tashmë shkencëtarët kanë shpikur gjakun në formë pluhuri. Është vërtetë e jashtëzakonshme, pasi tani gjaku prej pluhuri mund të përzihet me ujë duke u riaktivizuar e ndërkohë gjatë transportit për në spital mund të ndihmojë pacientët për të mos humbur më gjak.
Kjo metodë është quajtur llak-tharje dhe është e ngjashme me teknikën e ngjashme të qumështit të kthyer në pluhur. Gjaku i kthyer në pluhur është metoda më e mirë për të ruajtur gjakun pasi nëse nuk do të ishte pluhur, gjaku do të kishte nevojë për një ngrirës të fuqishëm. Kjo lloj teknologjie është zhvilluar në SHBA dhe pritet të vihet ne dispozicion dhe në Britani të Madhe.