Këtë sezon, Interi paraqitet shumë më mirë se sa vjet dhe po ecën si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Megjithatë, për trajnerin Luciano Spalletti ka disa kritike që lidhen me zgjedhjet në formacin. Një prej tyre fërkimet me të atin e Lautaro Martinezit. Erdhi si premtimi i madh dhe, madje, në rast largimi të Icardit, si zëvendësuesi natyral, por fusha po tregon tjetër gjë. Duket si një histori e vjetër, që shkatërroi Gabriel Barbosën. Pas një super sezoni në Brazil, sulmuesi humbi te Interi. Aktivizime me pikatore, një gol ndaj Bolognas dhe më pas divorci. Plot 29 mln euro të investuara, aq sa Milani ka shpenzuar për Lucas Paqueta.
Sot Gabigol shkëlqen në Brazil te Santos, që e rikthehu. Plot 18 gola të tij dhe në janar rikthimi te Interi, sipas kontratës së huazimit. Interi kërkon të paktën 20 mln euro për ta shitur. Nëse asnjë klub nuk i jep, do të vendosë ta huazojë sërish. Këtë herë, ndoshta në Europë, Rusi apo Turqi. Edhe Premier është pistë.
Ndërkohë, duke iu rikthyer Lautaro Martinezit, vetëm dy ndeshje si titullar, pra 90 minuta, ndërsa pesë herë si rezervë ose i zëvendësuar. Në total, 349 minuta në 14 ndeshje kampionat. Dy gola të shënuar prej tij dhe festa me tërbim, për faktin se trajneri nuk e merr parasysh. Spalletti vazhdon që të mos ndryshojë dhe gjejë një vend në skuadër, ndërsa “demi” që erdhi me shpresa të mëdha duhet që të ndihet gjithmonë gati për të dhënë 200%. Një gabim ky që mund t’i kushtojë Spalletti në të ardhmen.