Një sherif i rajonit të policisë në Broward, të dielën që e lëmë pas ka vizituar njërin nga adoleshentët i cili ishte qëlluar për pesë herë nga arma e zjarrit gjatë sulmit që ndodhi në shkollën e mesme të Flordias. Me të ndarë këtë moment, fotografia mori dhenë duke u shpërndarë me qindra e mijëra herë në llogari të ndryshme të rrjeteve sociale. Sipas një faqeje GoFundMe, 15-vjeçari Anthony Borges po përpiqej të mbyllte dhe të bllokonte derën e një klase për të mbrojtur shokët e klasës nga personi i armatosur kur u qëllua.