Është një periudhë lumturie për Ricardo Kaka. Ish-futbollisti brazilian ka lajmëruar të gjithë botën se së shpejti do të kurorëzojë me martesë lidhjen me një modele të njohur nga vendi i tij.
Ish-ylli i Milanit, që në vitin 2015 ishte divorcuar nga Carolina Celico, me të cilën ka sjellë në jetë dy fëmijë (Luca dhe Isabella), do të martohet me një tjetër Carolina, 25-vjeçaren Dias.
Mesazhi në profilin e tij Instagram është shkruar plot ndjenja: “Më ka bërë burrin më të lumtur në botë!!! Të premtoj se do të të bëj gruan më më të lumtur në botë. Të dua!