“Shpëton” Ciprasi, të sigurta votat edhe për Marrëveshjen e Prespës

0

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, e kaloi të mërkurën mocionin e votëbesimit, duke ia hapur rrugën Parlamentit që ta procedojë ratifikimin e marrëveshjes të cilën ai e mbërriti me Maqedoninë në fund të vitin e shkuar për t’i dhënë fund përplasjes së kamotshme rreth emrit.
Ai mori mbështetjen e 151 deputetëve nga 300.
Pasi që ai e siguroi shumicën e nevojshme për vazhdimin e qeverisjes, Tsipras tha se do ta nxjerrë të ashtuquajturën marrëveshje të Prespës për votim në Parlament deri në fund të këtij muaji.
Tsipras thirri mbajtjen e votës së besimit pas tërheqjes nga koalicioni qeverisës i partnerit të së djathtës, Panos Kammenos, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.

Ndryshe, kryetari i Parlamentit të Greqisë, ka paralajmëruar se deri të premten në procedurë parlamentare, do të futet edhe Marrëveshja e Prespës, për të cilën deputet grek parashihet të zhvillojnë një debat dy ditor. Sipas burimeve diplomatike, flitet se Marrëveshja e Prespës, në parlamentin grek, mund të bëhet të hënën ose të martën e ardhëshme, (21-22 janar). (koha.mk)

Comments are closed.