Një grua shtatzënë dhe vajza e saj 3 vjeçare është shpëtuar me helikopter nga banesa e saj e rrethuar nga ujit në rajonin e Matit.
Megjithatë, bashkëshorti i saj si dhe vjehrri dhe vjehrra nuk kanë pranuar të largohen nga banesa e rrethuar nga ujit.
Ishte një helikopter i llojit “Cougar”, i cili ka mundur të shpëtojë shtetasve Nertila Xhetani së bashku me foshnjën e saj Adora Xhetani, banuese në fshatin Zenit të Matit.
“Ndërsa bashkëshorti i saj, Lek Xhetani, dhe dy prindërit e tij, Medi Xhetani dhe Mile Xhetani nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesa, me gjithë insistimin e ushtarakëve në këtë operacion”, sqaron Ministria e Mbrojtjes.
Familja e rrezikuar banon në grykëderdhjen e lumit Mat, Lajmin e ka bëri të ditur më herët për për Ora News, Tonin Marku, komandat i qendrës së bashkuar operacionale.
Ai tha se në dispozicion është vënë edhe një helikopter.
Tonin Marku: Kemi një operacion kërkim-shpëtimi kemi ngritur një helikop-ter në drejtim të Matit, në drejtim të liqenit të Ulzës në grykëderdhjen e Matit, ku bashkohet me Ulzën. Janë 6 persona që janë të rrethuar nga liqeni i Ulzës. Kemi angazhuar forca që janë karakteristike për këto operacione për shpëtimin e jetës së njerëzve. Deri në këto momente jemi të angazhuar me të gjitha kërkesat që bën Emergjencat Civile.