Pjesëtarët e Rojës bregdetare të Shqipërisë, patrulla detare Guarda di financa dhe policia e Vlorës shpëtuan 50 emigrantë sirianë gjatë natës nga vdekja e sigurt, duke përfshirë gra dhe fëmijë të cilët ishin bllokuar në det të hapur duke u përpjekur të kalonin ilegalisht me varkë gome për në Itali.
Varka e gomës, për shkak të një defekti, mbeti e bllokuar për disa orë në det pranë vendit ku lumi Vjosa derdhet në det dhe autoritetet ndërhynë pasi u njoftuan nga një telefonatë nga vetë emigrantët se ata rrezikojnë të mbyten për shkak të valëve të mëdha dhe rrymës së fortë të detit.
“Operacioni i shpëtimit u realizua në kushte shumë të pafavorshme të motit, shi i madh, erë, valë të mëdha, rrymë e fortë e detit. Varka e gomës me emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, u la në det të hapur dhe u evakuua nga dy anije luftarake të rojës bregdetare dhe policisë së shtetit në Vlorë. Në kërkim janë dy persona, trafikantë njerëzish, të cilët, pasi vunë re patrullën bregdetare, u larguan me një varkë tjetër më të vogël”, qëndron në kumtesën e policisë.
Emigrantët do të transferoheshin në bregdetin italian për të cilin ata paguanin 2,000 euro për person.
Gjashtëmbëdhjetë persona u shtruan në Spitalin rajonal në Vlorë, ndërsa nëntë të tjerë, përfshirë gra dhe tre fëmijë nën moshën 10 vjeç, u transportuan në Klinikën e Trumatologjisë Tiranë.