Athinë, 29 gusht – Shërbimi bregdetar grek sot në mëngjesi i gjeti dhe i shpëtoi 26 emigrantë dhe refugjatë në Detin Egje, në juglindje të ishullit Farmakonis që ndodhet në afërsi të bregdetit turk, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç kumtojnë nga shërbimi bregdetar grek, refugjatët dhe emigrantët janë transportuar në portin e Farmakonisit.