Shpërthimi më i madh i kolerës: 1748 viktima në Jemen

Si pasojë e epidemisë së kolerës në Jemen nga data 27 prill e këtej kanë humbur jetën 1 mijë e 748 persona. Në deklaratën me shkrim të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thuhet se që nga dita e djeshme e deri më tani në Jemen janë konfirmuar edhe 14 vdekje të tjera si pasojë e kolerës, gjë që ka rritur bilancin e viktimave në 1.748 si pasojë e kolerës e cila ka përfshirë 21 provinca të vendit. Në mes tjerash thuhet po ashtu thuhet se nga 27 prilli janë hasur 334 mijë e 751 raste të reja të dyshuara të kolerës. OBSH në një deklaratë të bërë dje ka bërë të ditur se për shkak të epidemisë së kolerës në Jemen kanë humbur jetën 1 mijë e 770 persona. Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon për më shumë se dy vite, rreth tre milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pastër të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e kolerës.