Bombat të cilat aleatët në Luftën e Dytë Botërore nga aeroplanë i kanë hedhur mbi caqe në Gjermaninë naziste kanë qenë mjaft të fuqishme që ta dobësojnë shtresën e jonizuar të epërme të atmosferës, jonosferës, që ndodhet në lartësi prej 50 deri 600 kilometra dhe mbi Mbretërinë e Bashkuar, që është deri në 1.000 kilometra larg lokacioneve të disa nga sulmet.
Ekspertët që i kanë studiuar procesverbalet nga ajo kohë kanë zbuluar se çdo sulm ka liruar energji me fuqi prej të paktën 300 goditje nga bubullimat.
“Deri më tani nuk është ditur se cili është efekti i atyre bombave mbi atmosferën e Tokës”, thotë profesori i fizikës atmosferike dhe të hapësirës në Universitetin Reding, Kris Skot.
Shkencëtarët kanë ardhur deri te ky zbulim, pasi që kanë analizuar procesverbale ditore në stacionin për radio hulumtim në “Diton park” në të cilën është zbatuar matja rutinore e jonosferës nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Kjo paraqet periudhë më të gjatë konstante të matjes së jonosferës në botë.