Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur natën e kaluar në rajonin e kryeqytetit sirian Damask, por tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale ose dëm të shkaktuar material.
Mediat shtetërore siriane publikuan se shpërthimet janë shkaktuar nga projektile të lansuara nga Izraeli.
Informatat e tilla i konfirmoi edhe mbrojtja kundërajrore siriane, e cila kumtoi se projektile armiqësore janë lansuar nga territoret e okupuara, duke aluduar në Izraelin dhe se ka shkatërruar numër të madh prej tyre.
Qendra siriane për vëzhgim dhe të drejtat e njeriut, me seli në Londër, kumtoi se armata izraelite ka kryer sulme me raketa ndaj caqeve në rrethinën e Damaskut.
Izraeli deri tani as nuk i konfirmoi, as i demantoi informatat e tilla.(koha.mk)