Damask, 5 mars – Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Sirinë veriore në afërsi të qyteteve Al-Bab dhe Jarabllus, në afërsi të kufirit turk, informon televizioni shtetëror Ikbaria.
Shpërthimet jehuan në rafineritë lokale për naftë në rajon, që është nën kontrollin e luftëtarëve të mbështetur nga Turqia dhe ku janë të pranishëm trupat turke, informojnë mediat britanike.