Kiev, 18 shkurt – Tre shpërthime jehuan në Donjeck, prej të cilave dy ishin në afërsi të hotelit në të cilin gjendet misioni i OSBE-së.
Një përfaqësues zyrtar i “Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut” deklaroi se kanë ndodhur tre shpërthime dhe për momentin po hetohet. Sipas informatave parësore, nuk ka persona të lënduar.
Përfaqësuesi theksoi se shpërthimet janë rezultat i sulmeve nga dronet ukrainase.
Në vendin e incidentit gjenden një numër i madh i pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ekipeve hetuese.