Një shpërthim i dobët ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objektit të NATO-s në qarkun perëndimor turk Izmir, njofton Si-En-En Turk. Sipas televizionit, gjatë shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale (ora 7 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin e Gjyltepes, nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme në murin e objektit ushtarak. Menjëherë pas shpërthimit, policia turke e bllokoi rajonin rreth objektit të NATO-s. Në vijim është hetimi për konfirmimin e arsyeve për shpërthimin.