Manbixh/Uashington, 16 janar – Katër ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar gjatë një shpërthimi që sot ka ndodhur në qytetin sirian Manbixh, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan.
Një prej faqeve që ka lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik publikoi paraprakisht se një vetëvrasës me bombë i mbështjellë me jelek me eksploziv e ka sulmuar patrullën e ushtarëve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila po kryen operacione në Manbixh.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, pas lajmit për shpërthimin në afërsi të patrullës në të cilën e humbën jetën katër persona, deklaroi se presidenti i SHBA-së Donald Tramp është “brifuar në tërësi”.